Cikloni Medikane po transformohet në uragan, të premten pritet ta godet sërish Italinë

Cikloni Medikane po transformohet në uragan, të premten pritet ta godet sërish Italinë

Një anomali ekstreme e temperaturave të ujit të detit e njohur Medikane në rajonin midis Italisë, Maltës, Greqisë dhe Libisë ka çuar në formimin e një cikloni intensiv të ngjashëm me atë tropikal.

Medikane janë ngjarje të rënda të motit që shpesh sjellin ndikime shkatërruese në zonat e prekura. Pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Sicili kohët e fundit, më shumë shi dhe përmbytje janë të mundshme pasi sistemi do të ri-intensifikohet gjatë 3 ditëve të ardhshme.

Medikane, cikloni tropikal mesdhetar është diçka që ndoshta e keni dëgjuar në titujt e lajmeve këtë javë. Ngjarja e parë e tillë e kësaj vjeshte është formuar në jug të Italisë dhe sipas parashikimeve të ekspertëve italianë, pikun do ta arrijë gjatë të premtes në zonën e Katanias dhe më pas do të zhvendoset me shpejtësi drejt Kalabrisë. Cikloni që preku tokën disa ditë më parë, shkaktoi përmbytje të mëdha në zonë, duke kthyer rrugët në lumenj.

Ekspertët theksuan se janë regjistruar reshje të mëdha shiu në disa orë, të cilat parashikoheshin të binin brenda një viti.

Ndërkohë, Prefektura e Katanias kërkoi dhe ndërhyrjen e ushtrisë italiane në mbështetje të qytetarëve të dëmtuar. Kësaj thirrjeje i është përgjigjur menjëherë Ministria e Mbrojtjes, që ka dërguar trupa dhe mjete në zonë për të pastruar rrugët dhe banesat nga mbetjet që erdhën si pasojë e vërshimeve të ujit.

Ndërkohë, në krah të Italisë është rreshtuar edhe Bashkimi Europian, që ofron ndihmë me anë të satelitëve dhe për këtë ka aktivizuar shërbimin e menaxhimit të emergjencave të Kopernikus./Motilokal.com