Ditët e fundit të tetorit me mot të kthjellët e me diell në Shqipëri

Ditët e fundit të tetorit me mot të kthjellët e me diell në Shqipëri

Në Shqipëri po vijon të mbajë moti i kthjellët e me diell për shkak të presionit të lartë atmosferik e kështu parashikohet të jetë deri të dielën. Orët e para të mëngjesit janë më të ftohta dhe në ultësira me mjegull.

Moti sot pritet të jetë i kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 8 deri në 21 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 21 °C.

Edhe dita e diel do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 19 °C./Motilokal.com