Tërmet i fortë në Shqipëri

Tërmet i fortë në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar rreth orës 08:10 minuta në Shqipëri. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë epiqendra e tërmetit është regjistruar në Shupenzë, Bulqizë me magnitudë 4.7 Rihter.

Raportohet se lëkundjet janë ndierë 50 kilometra në verilindje të Tiranës dhe 18 kilometra në perëndim të Maqedonisë së Veriut.

Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 10 kilometra, sipas EMSC.

Po ashtu janë regjistruar edhe dy lëkundje tjera me madhësi 3.3 dhe 3.6.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme dhe persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve./Motilokal.com