Alarm i kuq në Sicili, dallgë 4 metra dhe erë deri në 100 kilometra në orë

Alarm i kuq në Sicili, dallgë 4 metra dhe erë deri në 100 kilometra në orë

E gjithë Sicilia lindore, provincat e Mesinës, Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës, nga sot janë nën alarmin e kuq, pasi janë goditur nga uragani “Apollo”, duke shkaktuar dy të vdekur dhe dëme të mëdha materiale për shkak të erës dhe përmbytjeve.

Autoritetet Mbrojtjes Civile kanë apeluar tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi edhe gjatë ditës së nesërme.

desc img

Sipas “Corriere“, deri më tani, më e goditura konsiderohet zona e Sirakuzës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për erëra me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë si edhe dallgë deri në 4 metra të larta.

desc img

Orët e ardhshme konsiderohen vendimtare për ishullin pasi pritet të shihet qartësisht se cili do të jetë drejtimi që do të marrë uragani dhe në varësi të saj do të merren masat nga autoritetet.

desc img

Gjatë përmbytjeve, rrugët e Katanias u mbushën me ujë duke u kthyer në lumenj.

desc img

Uraganet janë një fenomen i rrallë në Mesdhe, por kohët e fundit janë shtuar për shkak të ndryshimeve të forta klimaterike. Ekspertët i quajnë ata “Medikane” për shkak se ndodhin në Mesdhe. Zakonisht forca e tyre është e vogël sepse formohen në një zonë të kufizuar detare, ndryshe nga uraganet që formohen në oqeane./Motilokal.com