Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 0C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 0C. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11 m/s. /Motilokal/

