Noti, sporti që ju aktivizon gjithë muskujt e trupit

Noti, sporti që ju aktivizon gjithë muskujt e trupit

Noti nga konsiderohet si një ndër sportet më të dobishme, i cili vë në funksion të gjithë muskujt e trupit, edhe muskujt të cilët rrallë herë janë aktivë gjatë jetës së përditshme.

Por, çfarë dimë vërtet për notin?

Noti është ai aktivitet motorik që lejon trupin të notojë dhe të lëvizë në ujë. Është një sport që përfshin të gjithë muskujt e trupit dhe, përveçse një sport olimpik, është një aktivitet rekreativ shumë i përhapur, që shpërndan lëvizjen në të gjithë trupin.

Noti promovon shëndetin dhe mirëqenien fizike dhe psikologjike.

Zakonisht, duke e praktikuar atë, fitohet një rritje e masës muskulore dhe rrjedhimisht një ulje e masës dhjamore duke zhvilluar strukturën kockore dhe zgjerimin e kafazit të kraharorit.

Sipas ekspertëve, noti hyn tek sportet që kërkojnë rezistencë të lartë, pasi vetëm për një gjysmë ore not, mund të digjen 350 kalori.

Kjo ndodh për shkak se trupit i duhet rezistencë më e madhe, 14 herë më shumë, sesa rezistenca ndaj çdo sporti tjetër. Kështu, trupit i duhet të djegë më shumë energji që të vazhdojë të ruajë dinamikën e tij brenda ujit. Përveçse përbën një sport të sigurt në forcimin e zemrës, muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit, të notuarit është një tjetër alternativë në rritjen e cilësisë së jetës. Për një shëndet sa më të mirë, ekspertët sugjerojnë tre herë në javë not, me një kohëzgjatje 30 – 45 minuta.

Noti është i vetmi aktivitet fizik me të cilin duhet të njihet çdo fëmijë që në moshë të hershme. Ky sport i cili kryhet në ujë zgjon tek fëmijët emocione të bukura dhe të lumtura. Kudo në botë noti është lëndë e detyrueshme në shkollën fillore, gjë e cila u mundëson fëmijëve të zhvillojnë dhe t'i përvetësojnë teknikat e notit, dhe në të njëjtën kohë fëmijët të arrijnë të qëndrojnë vetë mbi ujë. Noti, përveç përfitimeve të shumta që ofron, ndikon pozitivisht në shëndetin dhe në zhvillimin e fëmijës.

Pse është noti i dobishëm për rehabilitim?

Ka disa arsye pse noti konsiderohet një sport i përshtatshëm për rehabilitim.

Ulja e gravitetit i bën të gjitha lëvizjet më të natyrshme dhe nyjet nuk ndikohen nga përpjekjet e bëra, duke lejuar ekzekutimin e disa lëvizjeve jashtë ujit, nuk do të ishin të mundshme të kryheshin.

Përveç kësaj, rezistenca e mundësuar nga uji është homogjene: falë kësaj veçorie, tensioni i muskujve është uniform gjatë lëvizjeve. Duhet mbajtur mend se, për të kryer ushtrime rehabilitimi në ujë, nuk është e nevojshme të jesh një notar ekspert.

Në rast të simptomave që prekin shpinën, noti dhe të gjitha sportet ujore mund të jenë një ndihmë e vlefshme./Motilokal.com

Noti është një sport harmonik që mund të ndihmojë, së bashku me seancat specifike të riedukimit postural, për të simetizuar punën muskulare.