Dunat e Nartës – Bukuri e veçantë natyrore [Foto]

Dunat e Nartës – Bukuri e veçantë natyrore [Foto]

Laguna e Nartës përfaqëson një nga lagunat më të mëdha e më të rëndësishme të Shqipërisë. Ajo ndodhet në skajin jugor të Ultësirës bregdetare, në afërsi të qytetit të Vlorës. Ka një sipërfaqe të përgjithshme 41.8 kilometra katror, ku rreth 1/3 e së cilës dhe kryesisht zona e saj veriore, përdoret për kriporen e Skoefotinës. Kjo lagunë shtrihet në zonën juglindore të Gjirit detar të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë litoral, që përbëhet nga duna aluvionale me gjatësi të përgjithshme rreth 8 kilometra dhe gjerësi 100 deri 1400 metra. Dunat janë formuar nga akumulimi i pandërprerë i prurjeve të ngurta të lumit Vjosa.

Dunat janë një nga ekosistemet me vlera të mëdha natyrore që janë edhe monument natyre.

Dunat ranore së bashku me bimësinë karakteristike të tyre, luajnë një rol mjaft te rëndësishëm në mbrojtjen nga stuhitë detare, erozioni dhe nga përmbytjet.

Përveç kësaj, dunat shërbejnë si habitate për breshkat e detit, të cilat në zonat ku ka lartësi mbi nivelin e detit gjejnë siguri për hedhjen e vezëve të tyre. Këtë e dëshmoi edhe prania e 3 foleve të breshkave të detit në këto zona në brendësi të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë./Motilokal.com

May be an image of beach and nature

May be an image of nature

May be an image of nature, twilight, body of water, beach and sky

May be an image of nature, twilight, body of water and beach

May be an image of nature, twilight, beach, ocean, coast and sky

May be an image of nature, sky and beach

May be an image of nature and sky

May be an image of nature, sky and beach

May be an image of beach, sky and nature