Ndalimi i plastikës, Sllovakia në kërkim të zgjidhjeve të gjelbra

Ndalimi i plastikës, Sllovakia në kërkim të zgjidhjeve të gjelbra

Që nga vera, Sllovakia ka ndaluar plastikën njëpërdorimshe. Duke qenë se ambalazhet plastike janë të pranishme gjithnjë e më shumë, qeveria sllovake po inkurajon supermarketet të zëvendësojnë qeset plastike me alternativa më ekologjike.

Të heqësh dorë nga zakoni nuk është dhe aq e lehtë.

Meqenëse nuk ka një ndalim të drejtpërdrejtë nga qeveria për qeset plastike, zinxhirët e supermarketeve kanë filluar të ofrojnë alternativa.

Kompania Lidl shet çanta ekologjike në Sllovaki, duke reduktuar përdorimin e qeseve plastike me 30% në dyqanet e tyre.

“Ju duhet të pyesni veten si shitës me pakicë nëse gjithçka që është e paketuar në plastikë duhet të paketohet në plastikë”, u shpreh Tomas Bezak, zëdhënës i Lidl në Sllovaki, shkruan euronews.

“Disa supermarkete po përpiqen të dallohen me qasjen e tyre pro ekologjike, të cilën unë si ministër e lavdëroj”, tha ministri i Mjedisit Jan Budaj.

Përdorimi i qeseve plastike në Sllovaki ka rënë në mënyrë drastike, por është ende i lartë për standardet europiane.

Në vitin 2019, vendi me konsumin më të ulët të qeseve plastike ishte Portugalia, me një normë prej vetëm 8 qese për person në vit. Nga ana tjetër, sllovakët konsumuan mesatarisht 105 qese. Lituania është në fund, me 332 qese për person në vit.

Potenciali i riciklimit për mbetjet plastike mbetet kryesisht i pashfrytëzuar në BE, me më pak se 30% të ripërdorur./Motilokal.com