Kina lanson dy satelitë të rinj me sensorë nga distanca

Kina lanson dy satelitë të rinj me sensorë nga distanca

Kina lansoi sot dy satelitë të rinj me sensorë nga distanca në hapësirë. Raketa bartëse vendore Long March-2C, barti satelitët nga qendra e lansimit satelitor Jiuquan në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore.

Satelitët i përkisnin familjes Yaogan-32. Ky është misioni i 394-të i serisë së raketave Long March, transmeton Anadolu.

Ndërkohë, dy shkencëtarët e Kinës fituan çmimin më të lartë shkencor të vendit të mërkurën, raportoi CGTN.

Gu Songfen, projektuesi i avionëve të Kinës dhe Wang Dazhong, një ekspert i njohur bërthamor, fituan çmimin për "kontributet e tyre të jashtëzakonshme në inovacionet shkencore dhe teknologjike"./Motilokal.com