‘Vrima e zezë’ misterioze në mes të oqeanit i hutoi të gjithë, ja çfarë doli të jetë

‘Vrima e zezë’ misterioze në mes të oqeanit i hutoi të gjithë, ja çfarë doli të jetë

“Vrima e zezë” misterioze e zbuluar në hartën e Google intrigoi të gjithë përdoruesit e internetit.

Një diskutim u nis në Redit pasi një përdorues postoi një foto të një zbulimi trekëndor që i ngjan një vrime të zezë.

“Ky nuk duket aspak si një ishull”, deklaroi një përdorues.


Shumë kanë shkruar se sigurisht është një vrimë e zezë, ndërsa disa besojnë se është një bazë sekrete ushtarake. Të tjerë thonë se është portë për një botë të re.

Megjithatë, shpejt u vërtetua se ky është një ishull i njohur si Vostok, i cili i përket Republikës së Kiribatit.


E zeza në imazhet satelitore të Google Maps është në fakt e gjelbër veçanërisht e errët. Sepse pothuajse e gjithë sipërfaqja e ishullit është e mbuluar me pemë pisonia.

 Sipas National Geographic, Vostok është një nga pesë ishujt e arkipelagut Line në Oqeanin Paqësor që njerëzit rrallë e vizitojnë. Ishujt janë të ndryshëm në florën dhe faunën e tyre si në bregdet ashtu edhe jashtë saj./Motilokal.com