Nga fotosinteza mënyra më e re për të prodhuar hidrogjen të gjelbër

Nga fotosinteza mënyra më e re për të prodhuar hidrogjen të gjelbër

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka takuar sot përfaqësuesit e shoqatave ambientaliste.

Ministrja Kumbaro ka theksuar se kërkesës për t’u takuar me një përfaqësi të gjerë të shoqatave ambientaliste iu përgjigja menjëherë, sepse kemi nevojë të komunikojmë intensivisht për mjedisin dhe biodiversitetin.

Ajo ka thënë se është fakt se prej vitit 2015 janë rritur zonat të mbrojtura, duke shkuar në 21% të gjithë sipërfaqes së territorit të Shqipërisë përmes një procesi që ka marrë kohë dhe shumë mund.

“Kjo qeveri, më shumë asnjë tjetër më parë, ka dhënë prova dhe ka treguar vullnetin për të ndërmarrë reforma të guximshme në mbrojtje të mjedisit e të territorit. E kemi bërë duke pastruar nga qendra e Tiranës deri në skajet e republikës dhe do vijojmë ta bëjmë me vendosmëri”, ka deklaruar Kumbaro.

Sipas saj, sfidë është gjetja e ekuilibrit mes prioritetit mjedisor dhe nevojës për zhvillim e rritje ekonomike, sepse ëndrrat mund t’i bëjmë realitet vetëm përmes projekteve të qëndrueshme./Motilokal.com