Surprizat e motit, ja si do të mbajë koha sot dhe fundjavë në Mal të Zi

Surprizat e motit, ja si do të mbajë koha sot dhe fundjavë në Mal të Zi

Moti sot në Mal të Zi, do të mbajë kryesisht me vranësira e me reshje shiu në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 20 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re e me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 21 °C.

Pjesërisht me re e me diell parashikohet të mbajë dita e diele. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 19 deri në 22 °C./Motilokal.com