Fenomen mahnitës! Kriporja e Nartës merr ngjyrën rozë

Fenomen mahnitës! Kriporja e Nartës merr ngjyrën rozë

Laguna e Nartës ofron pamje mahnitëse në çdo stinë të vitit, por në këtë sezon ajo merr një ngjyrë të veçantë. Gjatë muajve gusht-shtator-tetor për shkak se thahet uji dhe mbetet vetëm kripa kriporet i japin zonës një ngjyrë rozë.

Sipas Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Vlorë, kriporja në periudhën e gushtit, karakterizohet nga një lulëzim i algave të quajtura Dunaliella salina, të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit B-carotenit.

May be an image of outdoors

Këto alga shërbejnë si burim ushqimor për një sërë organizmash ligatinor si krustacetë të njohur me emrin Artemia salina.

Këto krustace janë pjesë e dietës ushqimore të flamingove, të cilët gjatë zhvillimit të tyre, grumbullojnë sasi të madhe të pigmentit B-caroten, gjë e cila u jep edhe ngjyrën rozë në formën e tyre adulte.

May be an image of outdoors

Kriporet mbulojnë sot një sipërfaqe prej 1472 ha. Prodhimi i kripës nisi në vitin 1958. Në vitet e para, kriporet prodhonin rreth 25-30,000 ton/vit dhe punësonin afro 250 vetë prej fshatrave të zonës dhe qytetit të Vlorës. Prodhimi u rrit në vitin 1970 me 70000 ton dhe punësonte deri në 800 vetë. Në vitin 1975, kriporet nisën nxjerrjen në treg të kripës së jodizuar me një kapacitet prej 5000 ton/vit. Prodhimi arriti maksimumin e vet në vitet 1975-1985 me një total prej 140 000 ton kripë. Në atë kohë, kriporet punësonin afro 1250 vetë./Motilokal.com