Tërmet i fuqishëm godet sërish Shqipërinë

Tërmet i fuqishëm godet sërish Shqipërinë

Që nga tërmeti i mëngjesit të martës toka shqiptare nuk po gjen qetës. Një tërmet i fuqishëm ka goditur sërish Shqipërinë rreth orës 15:45 me magnitudë 5.3 shkallë të Rihterit.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmeti ka qenë në detin Adriatik, rreth 42 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 24 kilometra në veri të Durrësit.

Nga të dhënat e Departamentit të Sizmologjisë dhe Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, që nga goditja e madhe e mëngjesit të djeshëm janë shënuar 523 lëkundje të tokës. /Motilokal.com