Agjencia Evropiane e Hapësirës: Tërmeti në Durrës ngriti tokën për 10 centimetra

Agjencia Evropiane e Hapësirës: Tërmeti në Durrës ngriti tokën për 10 centimetra

Tërmeti i së martës që goditi Shqipërinë me magnitudë 6.4, ka shkaktuar një fenomen të pazakontë, duke ngritur tokën rreth 10 centimetra në qytetin e Durrësit.

Këtë fakt e tregojnë pamjet e radarit të marra nga satelitët Sentinel-1 të programit Evropian Kopernikus të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), i cili ka analizuar të dhënat nga sizmologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).

Harta e deformimit të tokës e marrë në bazë të të dhënave nga satelitët Evropian Sentinel 1 (burimi: INGV / Laboratorio Geosar, Geohazards)

Harta e deformimit të tokës e marrë në bazë të të dhënave nga satelitët Evropian Sentinel, tregon deformimin e tokës, siç ka ndodhur në tërmetet vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.

Deformimi u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur imazhet e marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit. Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një interferogrami, d.m.th hartën e zhvendosjes së tokës.

Kjo është marrë gjithashtu në bazë të sinjalit elektromagnetik të emetuar nga sateliti, i pasqyruar nga sipërfaqja e tokës dhe e kapur nga sensori, i cili përfaqësohet në imazhin e marrë me cikle të ndryshme ngjyrash./Motilokal.com