Ministrja Xhaçka publikon emrat e viktimave të tërmetit, thirrje qytetarëve: Mos u riktheni në banesat e dëmtuara

Ministrja Xhaçka publikon emrat e viktimave të tërmetit, thirrje qytetarëve: Mos u riktheni në banesat e dëmtuara

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka dhënë një deklaratë për shtyp për të ofruar shifrën më të fundit të viktimave nga tërmeti, si dhe emrat e tyre.

Ajo tha se ky është komunikimi më i vështirë, që mund t’i takojë një zyrtari të shtetit shqiptar e që do doja mos të ndodhte kurrë.

“Tërmeti i datës 26 ishte vërtet një ngjarje e rëndë. Ka shkaktuar frikë dhe ankth, ndjesi të cilat përsëriten sa herë Toka lëkundet, ashtu siç ndodhi disa minuta më parë, ka shkaktuar dëme masive, që do të duhet kohë për t’i rekuperuar, por do t’i rekuperojmë. Shtëpitë do të rindërtohen; bizneset do të ringrihen; jeta do të rifillojë për të gjithë qytetarët dhe do të keni, të gjithë mbështetjen tonë, gjithë mbështetjen e shtetit shqiptar, partnereve ndërkombëtare, qytetarëve shqiptarë, për të kaluar këtë situatë të vështirë e për të rifilluar nga e para”, ka thënë ministrja Xhaçka.

Para se të fillonte leximin e emrave ministrja Xhaçka u shpreh: “E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen, por në shenjë respekti për jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave, që nuk arritën t’i mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë.”

Në Durrës kanë humbur jetën:

1- Amelia Lala, 8 vjeç

2- Esiela Karanxha, 8 vjeç

3- Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç

4- Sadik Qato, 85 vjeç

5- Isah Abazi, 29 vjeç

6- Flatar Zenelaj, 64 vjeç

7- Eviola Broshka, 28 vjeç

8- Kristi Reçi, 24 vjeç

9- Sehadete Lala, 79 vjeç

10- Djena Karanxha

11- Eduart Reçi

12- Shemsedin Abazi

Në Krujë:

1. Ariela Lala 4 vjeç

2. Bukurije Leka

3. Erisa Cara

4. Fatmira Cuka 44 vjeç

5. Selvie Lala 77 vjeç

6. Saimir Greku

7. Kristjan Preçi 26 vjeç

8. Sardi Cuka 18 vjeç

9. Hajrie Vata 65 vjeç

10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç

11. Drita Cakoni 58 Vjeç

12. Pëllumb Greku 57 Vjeç

13. Çelike Grupieku 57 Vjeç

14. Hajredin Çupi, 66 Vjeç

15. Kastriot Cakoni

Ndërsa në Lezhë:

Marjan Preçi 25 vjec – u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga, për pasojë Marjan Preçi ka humbur jetën.

“Janë momente shumë të vështira për të gjithë ne. Me shumë ankth. Me shumë dhimbje për jetët e humbura, por dhe shumë shpresë për të lënduarit. Kjo ka qenë një ngjarje vërtet e rëndë. Por nëse ka në këtë situatë një fenomen mbresëlënës, është pa dyshim fryma e jashtëzakonshme e solidaritetit, që kemi parë brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi Xhaçka.

Ministrja Xhaçka ka falënderuar të gjithë qytetarët, që ende sot po vazhdojnë të punojnë vullnetarisht, të palodhur e shpesh duke rrezikuar shumë. Ashtu siç dua të falënderoj edhe të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë, e mbi të gjitha vëllezërit e motrat tona kosovare që na janë gjendur ashtu siç dinë shqiptarët t’i gjenden njëri - tjetrit në orët e tyre të vështira. Jam pa fjalë! Faleminderit nga zemra!

Ajo ka bërë edhe një lutje për të prekurit nga tërmeti: “Ju lutem mos u riktheni në shtëpitë tuaja, në qoftë se ato kanë dëmtime të tilla! Edhe nëse nuk jeni të sigurtë, është më mirë për ju, për familjet tuaja, që të prisni derisa të bëhen verifikimet nga ekipet e ekspertëve të cilat janë organizuar tanimë dhe do të jenë në terren 24 orë në ditët në vijim.” /Motilokal.com