Sërish lëkundje tërmeti në detin Adriatik

Sërish lëkundje tërmeti në detin Adriatik

Lëkundjet e tokës në Shqipëri janë duke vazhduar edhe në këto momente. Një tërmet i ri është regjistruar rreth orës 23:19 me magnitudë 4.4 shkallë të Rihterit.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmeti ka qenë në detin Adriatik, rreth 47 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 27 kilometra në veri të Durrësit.

Nga të dhënat e Departamentit të Sizmologjisë dhe Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, që nga goditja e madhe e mëngjesit të djeshëm janë shënuar mbi 523 lëkundje të tokës. /Motilokal.com