Dridhjet nuk ndalen, tjetër tërmet në Shqipëri

Dridhjet nuk ndalen, tjetër tërmet në Shqipëri

Një tjetër tërmet është regjistruar rreth orës 23:50 me madhësi 4.5 shkallë të Rihterit.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, me thellësi 40 kilometra në detin Adriatik, rreth 45 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 22 kilometra në veriperëndim të Durrësit.

Dridhje të lehta pothuajse vazhdimisht po regjistrohen pas tërmetit të së martës që ishte me magnitudë 6.4 ku la rreth 30 të vdekur dhe qindra të plagosur. /Motilokal.com