Pamje të frikshme, ja si duket shembja e kompleksit 12 katësh në Durrës

Pamje të frikshme, ja si duket shembja e kompleksit 12 katësh në Durrës

Përveç tërmetit të martës edhe tërmeti i së mërkurës ka qenë fatal për një kompleks 12 katësh në Durrës, i cili ka pësuar dëmtime të mëdha.

Dëmtimet më të shumta, ai i ka marrë nga tërmeti i pasdites së të mërkurës, i cili ishte me magnitudë 5.3 i shkallës rihter.

Kjo ndërtesë ka 285 apartamente dhe aty jetonin 150 familje. Nga tërmeti i fundit janë shkëputur pjesa më e madhe e mureve anësore, janë shembur shkallët, ndërsa pallati është anuar.

Fatmirësisht, në tërmetin e së mërkurës nuk kishte banorë që ndodheshin në ndërtesë. “Ka pasur banorë që herë pas here janë ngjitur në momente të ndryshme, por në momentin e tërmetit nuk kishte në pallat. Ne nuk futemi më aty as për të marrë rrobat”, shprehet një prej banorëve. /Motilokal.com

Videon mund ta shihni këtu ut4jk.mp4