Rëndohet bilanci nga tërmeti tragjik, arrin në 40 numri i viktimave

Rëndohet bilanci nga tërmeti tragjik, arrin në 40 numri i viktimave

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi në orët e para të mëngjesit të së martës Shqipërinë.

Deri me tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në këtë të enjte. Gjatë natës së mbrëmshme janë nxjerr të paktën 9 trupa nga rrënojat e pallateve dhe banesave të shembura.

Numri më i madh i viktimave, 23 persona, është shënuar në Thumanë ku u rrëzuan dy pallate. Ndërsa 16 është numri i atyre që kanë humbur jetën në disa zona të Durrësit, në një pallat 6 katësh të shembur në qytet, në dy hotele të rrënuara në zonën e Plazhit si dhe një vilë tre katëshe në zonën e Kënetës, ku jetonin tre vëllezër dhe familjet e tyre. Mes viktimave deri tani janë 4 fëmijë, nga 3 deri në 8 vjeç, dhe 18 gra. 

Po ashtu janë duke u bërë verifikimet e fundit përpara se gjithçka të deklarohet e mbyllur. Operacionet e kërkim shpëtimit po vijojnë në zonat e Durrësit. /Motilokal.com