Diell, vranësira dhe reshje lokale shiu, parashikimi i motit për sot e fundjavë në Shqipëri

Diell, vranësira dhe reshje lokale shiu, parashikimi i motit për sot e fundjavë në Shqipëri

Moti në Shqipëri vijon të jetë në ndikimin e masave ajrore  relativisht të paqëndrueshme. Sot parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura në jug. Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në pjesën jugore të vendit. Gjatë mëngjesit do të ketë mjegull përgjatë luginave. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 7 deri në 16 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re përgjatë paradites, pasdite me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 17 °C.

E diela do të jetë me mot kryesisht të kthjellët, vende-vende me riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 18 °C./Motilokal.com