Shqipëria goditet përsëri nga tërmeti

Shqipëria goditet përsëri nga tërmeti

Kanë vazhduar edhe gjatë natës dhe ditës së sotme lëkundjet në Shqipëri. Një i tillë është regjistruar rreth orës 11:52 me magnitudë 4.9 shkallë të Rihterit.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, me thellësi 10 kilometra në detin Adriatik, rreth 42 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 18 kilometra në veriperëndim të Durrësit.

Dridhje të lehta pothuajse vazhdimisht po regjistrohen pas tërmetit të së martës që ishte me magnitudë 6.4 ku la rreth 41 persona të vdekur, dhe 750 persona tjerë janë lënduar. /Motilokal.com