Simulimi i misionit në Mars në shkretëtirën Negev

Simulimi i misionit në Mars në shkretëtirën Negev

Shkencëtarët e krahasojnë formacionin shkëmbor të kraterit Ramon në shkretëtirën Negev të Izraelit me sipërfaqen e planetit Mars. Krateri njihet për shkëmbinjtë me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë. Kohët e fundit, gjashtë astronautë nga e gjithë bota kaluan një muaj në thellësi të shkretëtirës duke simuluar një mision drejt Marsit.

Pas 30 ditësh të izoluar, gjashtë astronautë ndërkombëtar dolën nga stacioni i improvizuar hapësinor pa kostumet speciale. Ata sapo i dhanë fund një misioni të simuluar në Mars. Për këtë mision u zgjodh krateri Ramon me shretëtirën e ashpër që i ngjason sipërfaqes marsiane.

Mars Simulation in Israel Is Prep for a Future Mission to Red Planet

Astronautja gjermane Anika Mehlis tha për Zërin e Amerikës se pamjet nga brendësia e stacionit të improvizuar të jepnin përshtypjen e terrenit marsian.

“Kur zgjohesh në mëngjes dhe hedh vështrimin përtej dritareve të vogla, shikon këtë peisazh të kuqerremtë pa frymë njeriu. Nuk mund të dalësh jashtë pa kostum dhe komunikimi ka vonesa kohore. Ndjehesh i izoluar dhe larg çdo gjëje. Kur del përjashta stacionit me kostumin hapësinor dhe ndjen frymëmarrjen tënde, ndjesia bëhet reale. Kuptohet që nuk je në Mars por mund ta imagjinosh në mendjen tënde", thotë ajo për VOA.

An Israeli analog astronaut walks inside a simulated spacesuit next to a space rover in the Ramon Crater in the Negev on October 31, 2021. (Amy Spiro)

Misioni “Amadee-20” i sponsorizuar nga Forumi Austriak i Hapësirës dhe i organizuar nga Agjencia Izraelite e Hapësirës, përfshinte më shumë se 20 eksperimente shkencore.

martian simulation

Të veshur me kostume hapësinore që peshonin 50 kilogramë, astronautët praktikuan eksplorimin e terrenit. Por atyre iu desh që të merreshin edhe me detyra tokësore, siç është hidrauliku.

israel mars astronaut

Komandanti i Misionit, Joao Lousada, tregon për VOA disa nga problemet që hasën astronautët.

martian simulation

“Kishim disa probleme teknike si tualeti që na u desh ta rregullonim. Kemi të njëjtin tualet në Mars dhe duhet që t’i rregullosh vet të gjitha problemet që të dalin. Nuk është e lehtë të dërgosh në Mars një tualet rezervë", thotë Joao Lousada.

israel mars simulation

Drejtori i Forumit Austriak të Hapësirës, Gernot Groemer, vlerësoi punën e astronautëve dhe tha se ka lindur njeriu i parë që do të ecë në Mars.

israel mars simulation

“Për ata astronautë, kjo ndërtesë pas meje - stacioni më modern, më kompleks i simulimit të Marsit në këtë planet, do të jetë një nga hapat e tyre të parë në një udhëtim me anije që do të zhvillohet në të ardhmen", thotë ai.


Sipas tij ky mision ka sjell më pranë realitetit përpjekjet e njeriut për të shkuar në Mars./Motilokal.com