Çadrën me vete, sot mot me shi dhe bubullima në Shqipëri

Çadrën me vete, sot mot me shi dhe bubullima në Shqipëri

Kjo javë në Shqipëri parashikohet të nis me reshje shiu e rrebeshe kryesisht prej mesditës së të hënës e deri mëngjesin e të martës. Rrebeshet me rrufe do të jenë më prezente përgjatë bregdetit dhe jugut. Në lartësitë mbi 1600 metra përgjatë maleve, parashikohen reshje bore.

Sot do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 15 °C.

Dita e marte do të jetë me mot kryesisht me vranësira e vende-vende me reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhatën prej 12 deri në 16 °C.

Pjesërisht me re pritet të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga 8 deri në 17 °C./Motilokal.com