Mot i ndryshueshëm këtë javë në Kosovë, priten reshje shiu, në viset malore borë

Mot i ndryshueshëm këtë javë në Kosovë, priten reshje shiu, në viset malore borë

Java e katërt e nëntorit në Kosovë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, kryesisht me vranësira, diell dhe reshje të dobëta shiu. Reshje bore parashikohet të ketë në zonat e larta malore.

Sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 12 °C.

Dita e marte do të jetë me kryesisht të vranët dhe të ftohtë.  Paradite vende-vende reshje të dobëta të shiut. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 7 °C.

Ftohtë, kryesisht me vranësira do të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 7 °C./Motilokal.com