20 vjet më parë për t’u strehuar në Kukës, 20 vjet pas për të shërbyer në Thumanë

20 vjet më parë për t’u strehuar në Kukës, 20 vjet pas për të shërbyer në Thumanë

Tërmeti që goditi Shqipërinë përveç që shkaktoi vdekje dhe të lënduar, po sjell edhe gjera interesante dhe të veçanta.

Hasan Mulaj pjesëtarë i Njësisë Speciale të Kosovës, i cili ndodhet në Thumanë me ekipet e shpëtimit, ka treguar një rast të veçantë. Ai në vitin 1999 ishte refugjatë në Kukës për të kërkuar ndihmë pasi Kosova ishte në luftë, tani po shërben në Thumanë për të ndihmuar nxjerrjen e trupave të mbetur nën gërmadha.

 “I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Mulaj nga Skenderaj./Motilokal.com