Një ndërprerje e serverit të Teslas ka bërë që automjetet elektrike të bllokohen në mbarë botën

Një ndërprerje e serverit të Teslas ka bërë që automjetet elektrike të bllokohen në mbarë botën

Drejtuesit e Teslas thonë se kanë mbetur jashtë veturave të tyre pasi një shkëputje bllokoi aplikacionin e prodhuesit të veturave.

Dhjetëra pronarë postuan në rrjetet sociale se kishin marrë një mesazh në aplikacionin celular që po i pengonte ata të lidheshin me automjetet e tyre.

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, iu përgjigj personalisht një ankese të një shoferi në Korenë e Jugut, duke thënë në Twitter: “Po e shikoj”.

Musk më vonë tha se aplikacioni do të rikthehej.

Aplikacioni Tesla përdoret si çelës nga drejtuesit për të zhbllokuar dhe ndezur veturat e tyre.

Pronarët postuan një mori ankesash në internet pasi nuk ishin në gjendje të përdorin automjetet e tyre.

“Unë kam ngecur një orë larg shtëpisë, sepse zakonisht përdor telefonin tim për të ndezur veturën”, shkroi një pronar në Twitter.

Rreth 500 përdorues raportuan një gabim në aplikacion të premten, sipas sajtit të gjurmimit të ndërprerjeve DownDetector. Pesë orë më vonë, pati pak më shumë se 60 raportime për një gabim.

“Na falni, ne do të marrim masa për të siguruar që kjo të mos ndodhë më”, shkroi Musk në Twitter./BBC/Motilokal.com