Aliu: Kosova ka vetëm 500 milionë metra kub ujë rezerva, Shqipëria 44 miliardë

Aliu: Kosova ka vetëm 500 milionë metra kub ujë rezerva, Shqipëria 44 miliardë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosova ka shumë pak ujë rezerva.

Aliu ka theksuar se vendi ka rreth 500 milionë metra kub ujë rezervë duke e krahasuar me Shqipërinë, e cila ka rreth 44 miliardë metra kub ujë.

“Nga këto kapacitete ujore që i kemi këto 500 milionë metra kub ujë, 350 është vetëm Ujmani. Kjo ka qenë brengë në vazhdimësi, por nuk është menduar asnjëherë për shtimin e kapaciteteve, madje është menduar qysh të ndahen kapacitetet, si të ndahet Ujmani. Prej pendave që kemi ne sot e kemi veç një pendë të re në Malishevë, e cila është e zbrazët çdo herë. Kjo ka qenë mënyra si është trajtuar uji në vendin tonë. E kur flasim tash për hidrocentralet te rasti konkret do të mund të flasin për lejet mjedisore dhe ujore që janë lëshuar, kemi vendim të gjykatës dhe kemi vendim për mos dhënien e lejes mjedisore të fundit për Lumëbardhin 2, po flas për këto të Deçanit”, tha ai./Motilokal.com