Ja kur do të bie borë në Kosovë

Ja kur do të bie borë në Kosovë

Në Kosovë po vazhdon të kemi mot të ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të lehta shiu.

Sipas zhvillimeve të situatës sinoptike në ditët e fundit të nëntorit pritet të kemi reshje të lehta bore të përziera edhe me shi në ultësira. Në Pejë pritet që të hënën të ketë reshje bore, ndërsa vende tjera të martën.

Në zonat e larta malore edhe gjatë këtyre ditëve pritet të ketë reshje bore, të përziera me shi

Temperatura gjatë kësaj jave në viset malore priten të arrijnë deri në -10 °C kryesisht natën, në ultësira nga -1 deri në 1 °C. /Motilokal.com