Boris Johnson njofton ligjin e ri për makinat elektrike

Boris Johnson njofton ligjin e ri për makinat elektrike

Britania do t’i bëjë mbushësit e veturave elektrike me detyrim për ndërtesat e reja në Angli, duke filluar nga viti 2022, teksa përpiqet të shkëputet nga automjetet që ndotin ambientin, ka njoftuar kryeministri Boris Johnson.

“Shitjet e makinave elektrike në Britani po rriten deri në 70% në vit dhe në 2030-n, ne do t’i japim fund tregut të hidrokarbureve për automjetet me lëndë djegëse, duke qenë në pararojë me vendet evropiane”, tha Johnson, raporton euronews.

Pak kohë pas samitit të klimës COP-26, Johnson paralajmëroi krerët e bizneseve se do ta kthejë në ligj bërjen me detyrim të pikave të mbushjes në godinat e reja, supermarkete dhe vende pune në mbarë Anglinë.

Në kuadër të legjislacionit në fjalë do të krijohen 145 mijë pika mbushëse në vit dhe do të hartohen një sërë projektesh të reja për energjinë e rinovueshme./Motilokal.com