Dubai, hapet pishina më e lartë në botë

Dubai, hapet pishina më e lartë në botë

Përgjatë viteve, Dubai e ka shndërruar në art thyerjen e rekordeve në fushën e arkitekturës dhe novacioneve ndërtimore. Së fundmi, në vendin më të famshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe është hapur edhe pishina më e lartë me pamje 360 gradëshe, e vendosur në Kullën e Palmave, një hotel dhe godinë rezidenciale që ofron pamje marramendëse të qytetit.

E vendosur në një lartësi prej 200 metrash nga toka, pishina me sipërfaqe 750 metra katrorë qëndron në katin e 50-të të godinës më të re në Dubai. E përshkruar si “një ishull mbi qiell”, frekuentuesit e pishinës mund të shijojnë pijet dhe ushqimet e shpejta të servirura në barin ngjitur, si edhe të marrin rreze dielli e të sodisin panoramën nga shezllonet luksoze.

Aura Skypool, e cila është pishina e parë dhe më e lartë në botë me pafundësi 360 gradë, është hapur në Palm Tower të Dubait.

Për të qëndruar vetëm në orarin e paradites, deri në 14:00, duhet të paguash 46 dollarë, ndërsa për qëndrim përgjatë gjithë ditës, për të mos humbur perëndimin e diellit, bileta kushton 163 dollarë për person, që shoqërohet edhe me statusin “VIP” dhe trajtimin që ai mbart.

I përshkruar si "një ishull në qiell", vendi i ri është vendosur në 200 metra.

“Aura është një vend i veçantë jo vetëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, por në të gjithë botën”, tha për CNN, Antonio Gonzalez, CEO i “Sunset Hospitality”, kompanisë që ka ndërtuar dhe ideuar pishinën. “Me një pamje 360-gradëshe, pushuesit mund të shohin bukuritë e Dubait brenda pak minutash”.

Aura Skypool ndodhet në katin e 50-të të hotelit dhe ndërtesës së banimit nga zhvilluesi Nakheel.

“Aura Skypool” vjen vetëm disa muaj pas hapjes në katin e 52-të të godinës të një ballkoni që ofron pak a shumë të njëjtën përvojë sa i përket pamjes, por pa rehatinë dhe relaksin që vetëm një pishinë e tillë mund të sigurojë.

Edhe pse ngrihet 200 metra mbi tokë, “Aura Skypool” mban vendin e parë si më e larta vetëm sa i përket pishinave me pamje 360 gradë./Motilokal.com