Kapriçot e motit, si do jetë koha sot dhe nesër në Shqipëri

Kapriçot e motit, si do jetë koha sot dhe nesër në Shqipëri

Moti në Shqipëri vazhdon të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sot parashikohet të mbajë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare të cilat përgjatë relieveve malore në juglindje dhe jugperëndim të vendit do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 8 deri në 18 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot pjesërisht me re në pjesën e parë të ditës, pasdite dhe në mbrëmje me vranësira e reshje të mëdha shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 17 °C./Motilokal.com