Vazhdon të dëshmohet prania e llojeve të rralla të faunës në territorin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna

Vazhdon të dëshmohet prania e llojeve të rralla të faunës në territorin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) përmes një komunikate njofton se në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës - IKMN edhe gjatë vitit 2021 ka vazhduar së realizuari aktivitetin e monitorimit të faunës së egër përmes vendosjes së kamerave kurth në zonat e mbrojtura të natyrës, dhe me theks të veçantë në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

“Në kuadër të këtij aktiviteti IKMN, po bashkëpunon edhe me Organizatat Jo Qeveritare Mjedisore Lokale. Një bashkëpunimin i tillë është duke u realizuar me shumë sukses me OJQ “ERA”, nga Peja, e cila është duke bërë monitorimin e faunës në kuadër të zonës së mbrojtur të Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, në disa lokacione të parkut”, njofton AMMK

Sipas AMMK-së nga ky monitorim janë siguruar të dhënave për pranin e disa llojeve të rralla të faunës në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, sikurse janë Rreqebulli (Lynx lynx), Ariu (Ursus arctos), Dhija e Egër (Rupicapra rupicapra) dhe Kaprolli (Capreolus capreolus).

Shihni në vijim disa nga fotot e realizuara gjatë vitit 2021 në kuadër të monitorimit të llojeve të gjitarëve të egër në territorin e Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”./Motilokal.com

May be an image of outdoors and text that says '3/31/2021 10:44AM Cudde'

May be an image of animal and nature

May be an image of big cat and nature