Franca nxjerr në rrugë autobusin e parë pa shofer

Franca nxjerr në rrugë autobusin e parë pa shofer

Një autobus pa shofer në Francë është automjeti i parë i këtij lloji që autorizohet të nxirret në qarkullim në një rrugë publike. Autobusi i vogël që mund të transportojë deri në 12 pasagjerë ka kryer prova në një kampus në qytetin jugor të Tulusës që nga muaji mars.

Por javën e shkuar, ministri francez i Transporteve Jean-Baptiste Djebbari autorizoi lëvizjen e autobusit pa shofer nëpër rrugët publikë.

Image

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara në komercializimin e automjeteve pa shofer si në ambiente private ashtu edhe në rrugët publike”, tha Benoit Perrin menaxheri i përgjithshëm i kompanisë së prodhimit të këtyre automjeteve ‘EasyMile’.

La nAvette d'Easymile circulera sans conducteur ni superviseur à bord, au milieu du trafic.

Autorizimi i dhënë nga Ministria franceze e Transporteve e bën automjetin e ‘EasyMile’ të parin që lejohet të lëvizë në të njëjtën rrugë me automjete të tjera, këmbësorë dhe çiklistë pa pasur një shofer që ta drejtojë./Motilokal.com