Kjo është kamera më e vogël në botë

Kjo është kamera më e vogël në botë

Pavarësisht se është në madhësinë e një kokrre kripe, një kamerë e re mikroskopike mund të kapë imazhe të qarta, me ngjyra të plota në të njëjtin nivel me lentet normale që janë 500,000 herë më të mëdha.

Pajisja optike ultra kompakte u zhvillua nga një ekip studiuesish nga Universiteti Princeton dhe Universiteti i Uashingtonit.

Kapërcen problemet me dizajnët e mëparshme të kamerës me madhësi mikro, të cilat kanë tendencë të marrin imazhe të shtrembëruara dhe të paqarta me fusha shikimi shumë të kufizuara.

Kjo pajisje e përbërë nga një strukturë e ngjashme me xhamin ka arritur të zgjidhë problemet e kamerave të tjera mikroskopike që fotografonin imazhe të turbullta dhe me një fushë të kufizuar pamore.

Studiuesit e zvogëlojnë kamerën në madhësinë e një kokrre kripe

Tashmë ajo mund të përdoret te robotët që të shohin mjedisin rrethues ose nga mjekët që të shohin problemet brenda trupit njerëzor.

Teknologjia e saj është e mahnitshme: “meta-sipërfaqja” përmban 1.6 milionë shtyllëza cilindrike, secila me madhësinë e virusit HIV, të cilat modulojnë sjelljen e dritës. Sipërfaqja është vetëm 0.5 milimetra dhe shtyllëzat kanë një formë unike që i lejon të veprojnë si antena. Algoritmet interpretojnë ndërveprimin e secilës prej tyre me dritën duke e shndërruar më pas në një imazh.

Fotografitë janë me cilësinë më të lartë dhe fushëpamjen më të gjerë referuar kamerave mikroskopike të ndërtuara deri më tani./Motilokal.com