Moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të nxehta nga kontinenti afrikan të cilat do të influencojnë në territorin e Shqipërisë.

Moti sot do të jetë me kthjellime përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara. Temperaturat priten të arrijnë deri në 30 °C. Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët, me temperatura deri në 32 °C. Era do të fryejë  1 m/s në perëndim-veriperëndim. Mëngjesi i së dielës do të jetë me vranësira, ndërsa pasditja mot i kthjellët me temperatura deri 32 °C. /Motilokal/