Misioni që theu barrierat, ekuipazhi i parë me aftësi të kufizuara që fluturoi në gravitet zero

Misioni që theu barrierat, ekuipazhi i parë me aftësi të kufizuara që fluturoi në gravitet zero

Të bëhesh astronaut është e paarritshëm për shumicën e njerëzve. Por mund të sjellë më shumë dëm sesa dobi procesi i vështirë i përzgjedhjes?

Firma e re hapësinore, Mission Astro Access, ka dërguar ekuipazhin e saj të parë me aftësi të kufizuara në një fluturim me gravitet zero, duke sfiduar kështu perceptimin se udhëtimi në hapësirë është vetëm për ata që plotësojnë disa kritere specifike fizike.

Ekuipazhi i Mission Astro Access duke qëndruar përpara aeroplanit përpara fluturimit të tyre parabolik

Fluturimi u zhvillua me një Boeing 727, i cili fluturoi në harqe të mëdha, ndërsa shkoi më pas në rënie të lirë, duke krijuar mungesë peshe për rreth 20 sekonda.

Shkencëtari i verbër nga Karolina e Veriut, Sina Bahram, ishte një nga 12 personat me aftësi të kufizuara të zgjedhur për të përjetuar fluturimin.

Mary Cooper dhe Sina Bahram me kostumet e fluturimit

“Ishte magjike. Unë kam dashur ta bëj këtë që kur isha katër vjeç, por supozohej se kjo është krejtësisht e pamundur për mua.”

Apurva Varia parabolë e mesme

Pas kthimit në tokë, 12 ambasadorët e Mission Astro Access thanë se kanë përjetuar një ndjesi të jashtëzakonshme dhe do të inkurajojnë një përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuara brenda sektorëve të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës./Motilokal.com