
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) njoftoi se kanioni “Valles Marineris” në Mars përmban gjithashtu një masë uji të madhe sa sipërfaqja e Holandës.
Shkencëtarët thonë se kjo rezervë mund të përdoret lehtësisht nga eksploruesit e ardhshëm.
“Valles Marineris”, kanioni më i madh i Sistemit Diellor, ndodhet në jug të ekuatorit të Marsit, shkruan TRT.
Sipas studiuesve të Planetit të Kuq, “Valles Marineris” është rreth 10 herë më i gjatë dhe 5 herë më i thellë sesa Kanioni i Madh në Arizonë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më i madhi në Tokë.
Uji në kanionin “Valles Marineris” u zbulua nga “ExoMars Trace Gas Orbiter”, një projekt i përbashkët i ESA-së dhe Korporatës Shtetërore Ruse për Aktivitetet Hapësinore (Roscosmos)./Motilokal.com