Me diell dhe i kthjellët, si parashikohet moti gjatë fundjavës në Shqipëri

Me diell dhe i kthjellët, si parashikohet moti gjatë fundjavës në Shqipëri

Shqipëria do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por edhe të ftohta njëkohësisht.

Sot parashikohet të mbajë mot i kthjellët me vranësira kalimtare. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 1 deri në 11 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 8 °C.

E diela do të jetë me mot ftohtë, pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -1 deri në 6 °C./Motilokal.com