
Moti në Kosovë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta.
Sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, kohëpaskohe mundësi për reshje shiu e bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 2 deri në 5 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të ftohtë, vranësira e mundësi për rrebeshe bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 1 °C.
E diela do të mbajë mot të ftohtë, pothuajse të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -4 deri në 2 °C./Motilokal.com