Dita e fundit e vitit 2021 me diell dhe rritje të lehtë temperaturash në Shqipëri

Dita e fundit e vitit 2021 me diell dhe rritje të lehtë temperaturash në Shqipëri

Moti në Shqipëri për fundin e këtij viti si dhe në ditët e para të janarit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Këto masa do të sjellin mot me diell e vranësira kalimtare të përqendruara në lindje.

Sot parashikohet të mbajë mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 5 deri në 14 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 15 °C.

E diela do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 15 °C./Motilokal.com