Moti në Kosovë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Sot do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe diell, mëngjesi me ngrica. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -1 deri në 9 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të ftohtë, kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 13 °C.
E diela do të mbajë mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 9 °C./Motilokal.com


