Mot me diell e vranësira në Maqedoni

Mot me diell e vranësira në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Gjatë natës së Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët me temperatura pozitive dhe me kushte për shfaqje të mjegullave nëpër lugina.. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 10 °C.

Dita e shtunë do të mbajë mot kryesisht të kthjellët e me diell. Temperaturat pritet të lëvizin prej 8 deri në 13 °C.

E diela do të jetë me mot pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 9 °C./Motilokal.com