I ftohti ekstrem thyen rekorde në Kanada

I ftohti ekstrem thyen rekorde në Kanada

Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik të Kanadasë (MSC), kryeqyteti Vankuver i provincës së Kolumbisë Britanike, i njohur për klimën e tij të butë, të dielën e 26 dhjetorit dëshmoi ditën më të ftohtë të 50 viteve të fundit.

Temperatura më e ftohtë në Vankuver, regjistruar për herë të fundit si minus 12,8 gradë Celsius në vitin 1971, theu rekord me minus 15,3 gradë Celsius të dielën.

Në 42 zona të ndryshme të së njëjtës province, i ftohti ngrirës që ishte efektiv midis 27-28 dhjetorit, shkaktoi temperatura të ulëta rekord të paprecedente që nga viti 1968.

Shërbimi Meteorologjik i Kanadasë paralajmëroi qytetarët kundër temperaturave të skajshme që ranë deri në minus 50 gradë Celsius në kryeqytetin Edmonton dhe qytetin Kalgari të provincës Alberta, ndërsa erërat bënë që i ftohti të ndihet si minus 56 gradë Celsius.

MSC-ja njoftoi se erërat e Arktikut po mbulojnë rajonin duke shkaktuar uljen e temperaturave deri në minus 50 gradë Celsius në disa pjesë të provincave Manitoba, Ontario, Alberta, Kolumbia Britanike dhe Saskaçevan, shkruan TRT.

Duke deklaruar se një temperaturë nën minus 51 gradë Celsius është regjistruar për herë të parë që nga viti 2011 në Kanada, MSC-ja raportoi se temperatura që ndihet si pasojë e erërave të forta ka rënë gjithashtu në minus 55 gradë Celsius.

Më 26 dhjetor, temperaturat shënuan minus 51,1 gradë Celsius në qytetin Rabit Ketwll të provincës së Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë.

MSC-ja paralajmëroi se vala e të ftohtit ekstrem do të vazhdojë deri në ditët e para të vitit 2022./Motilokal.com