Japonezët prodhojnë robotin që luan basketboll

Japonezët prodhojnë robotin që luan basketboll

Së fundmi, japonezët kanë krijuar robotin që luan basketboll, më saktësisht deri më tani ka mundur vetëm të gjuaj nga vendi në drejtim të koshit dhe asnjëherë nuk ka dalë bllof. Në Saitama Super Arena, japonezët në gusht prezantuan robotin që luan basketboll, pak para fillimit të lojërave Olimpike në Tokio.

Ata kanë bërë paksa humor duke thënë se është si kundërpërgjigje ndaj amerikanëve konkretisht Steph Curry, lojtarit apo koshashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave. CUE5 mund që për më pak se një minutë të jetë i saktë në gjuajtje nga mesi i fushës, për tri pikë dhe nga të gjitha pozitat e tjera. Tani ky robot ka funksione të reja. Ai mund të lëviz lirshëm me top madje edhe të dribloj. Roboti është 220 centimetra i gjatë dhe peshon 140 kilogramë.

Toyota's AI basketball robot "CUE5" shows off a long throw at the half-time  of the Tokyo Olympics 2020 Popular on SNS and overseas news | Robosta -  Archysport

Ndërkaq, shkencëtari amerikan që krijoi robotin e parë të gjallë, thotë se organizmi ka arritur të vetë riprodhohet. I quajtur Ksenobot, me madhësinë e një fare, ose më pak se 1 milimetër, ky robot me inteligjencë artificiale është ndërtuar nga qelizat staminale të një bretkose afrikane Ksenopus laevis, prej nga ka marrë edhe emrin.

This Toyota Basketball Robot Proves That Artificial Intelligence Can  Surpass Us In Everything - Bullfrag

Së fundmi, skuadra shkencore e përbërë nga anëtarë të Universitetit të Vermonitit dhe të Harvardit, zbuluan se këto organizma janë në gjendje të “sjellin në jetë” Ksenobotë të vegjël. Vlen të përmendim se një robot i ri humanoid ka bërë hapa madhore për të kaluar ‘luginën e frikës’ duke u bërë gati i njëjtë me njeriun, teksa shfaq një seri shprehjesh njerëzore të fytyrës. “Ameca” është roboti i krijuar nga grupi britanik Engineered Arts, i përshkruar si “roboti i përkryer humanoid për arritjen e ndërveprimit Njeri-robot.”/Motilokal.com