Një ekuilibrist brazilian ka thyer rekordin botëror të ecjes mes dy balonave, në 1868 metra lartësi.
34-vjeçari Rafael Zugno Bridi e kreu performancën e tij mbi retë e Praia Grande, në vendlindje.
Kjo ishte ecja në ekuilibër në lartësinë më të lartë të regjistruar ndonjëherë.
Ai tha se donte të ecte mes dy balonave me ajër të nxehtë, sepse donte të përjetonte ndjesinë e lundrimit dhe lirisë. Rafael shtoi se i pëlqejnë sfidat.
“Më pëlqejnë projektet komplekse, të cilat përfshijnë shumë njerëz dhe si pasojë elementë të pallogaritshëm si kushtet e motit”, th ai.
“Më pëlqejnë rekordet që janë të vështira për t'u mposhtur. Një gabim i vogël mund të kishte shkaktuar një katastrofë. Vëmendja ime është plotësisht e përqendruar në sigurimin që të gjitha procedurat të ndiqen në detaje”, u shpreh Rafael./Motilokal.com










