Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë me diell dhe vranësira. Parashikohet që pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut dhe do të fryjë erë.
Temperaturat e mëngjesit lëvizin prej 12 deri 19 oC, ndërsa gjatë ditës pritet të jenë në interval prej 24 deri 35 oC. Moti në fundjavë pritet të jetë me diell, ndërsa në disa vende do të vazhdojnë reshjet e shiut. /Motilokal/
