Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqi.
Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë epiqendra e tërmetit ishte në Follorina të Greqisë.
EMSC njofton se tërmeti ka ndodhur rreth orës 22:43, 119 kilometra në lindje të Elbasanit dhe 4 kilometra në verilindje të Follorinës së Greqisë, me një thellësi 10 kilometra.
Dridhjet e tërmetit janë ndier në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Deri më tani nuk njoftohet për dëme materiale apo njerëz./Motilokal.com
