Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar rreth tërmetit që dridhi Ballkanin, ku epiqendra ishte në Follorinë të Greqisë.
Ai ka thënë se Greqia është zonë me aktivitet të lartë sizmik.
“Greqia me aktivitet sizmik të lart, nuk ka qetësi kjo zonë. Greqia e vendosur gjeografikisht në pllakën mbizotëruese të subduksionit të Afrikës që shtyn Euro-Aziatiken dhe qëndron në themel të Euro-Aziatikes përgjatë këtij kontakti, është një nga zonat më aktive sizmike në Mesdheun lindor”, shkroi Mustafa, pas tërmetit që ndodhi në Greqi me magnitudë 5.8 shkallë të Rihterit, dridhjet e të cilit u dëgjuan edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bosnje, Bullgari e Mal të Zi./Motilokal.com
