Vranësira dhe reshje shiu e bore në Shqipëri

Vranësira dhe reshje shiu e bore në Shqipëri

Moti në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ku parashikohet me vranësira e reshje lokale shiu dhe intervale me diell. Në relievet malore në veri dhe juglindje reshje bore.

Sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 12 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësira e intervale me diell, në zonat malore reshje të lehta bore. Temperaturat do të luhatën prej 4 deri në 12 °C.

Të mërkurën përgjatë paradites pritet të mbajë mot pjesërisht me re, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 11 °C./Motilokal.com